Connect with us

Politike

Kush do ta zëvendësojë Lindita Nikollën? Del emri i parë i propozuar nga socialistët

Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, për ‘arsye shëndetësore’, ishte surprizë për kolegët e grupit parlamentar të socialistëve.

Padiskutim, një vendim i konsultuar ditë më parë me Edi Ramën përpara se ai të udhëtonte drejt Parisit për ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike. Në korridoret e PS-së nuk mungojnë komentet dhe hamendësimet se kush do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Në mënyrë informale me disa prej anëtarëve të kryesisë të PS-së, të cilët si kandidaturë të mundshme në ‘pol position’ për momentin në këtë post vendosin Elisa Spiropalin, aktualisht Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Megjithatë, kjo mbetet në dorë të Edi Ramës për të vendosur. Nuk përjashtohet mundësia e propozimit nga Rama për vendin bosh të numrit një të Kuvendit edhe gjatë kongresit të PS-së të dielën.

Advertisement