Aktualitet
Në ditët në vazhdim do të ketë një operacion që përfshin gjyqtarë dhe prokurorë
Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se në ditët në vijim do të ketë një operacion të madh.
Sipas tij operacioni ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë.
Pjesë nga biseda në studio:
Dritan Laci: Për një politikan si Rama, ajo deklaratë duket pak pa kuptim. Ai flet për njerëz që vazhdojnë dhe hanë dardha dhe kumbulla pas shpinës së tij. Kohë pas kohe ribën këtë ligjërim. Skenari i Ramës nuk është i palexueshëm, ndoshta të palexueshme janë fijet që ai lëviz. Rama është politikan dhe luan.
Ervin Karamuço: Kryeministri ka informacione se kush nga këta është i paudhë. Duhet të pranojmë që ka një realitet të tillë sepse disa nga këta persona janë të paudhë dhe janë me dy fytyra. Institucionet atë e kanë informuar mirë. Ata që janë më afër tij e dinë dhe e njohin. Disa prokurorë aty edhe lëvizin. Sonte mund të them që këto ditë do të ketë një operacion të madh që ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë. Unë mund të them që Rama nuk e urdhëron dot SPAK.
/abcnews.al/