Connect with us

Aktualitet

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Kryeqyteti i Venezuelës, Karakas, është përfshirë nga protesta të dhunshme nga mbështetësit e opozitës që kundështojnë mandatin e tretë presidencial të Nicolas Maduro.

Opozita e Venezuelës pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe beson se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave. Pretendimet e opozitës mbështeten edhe nga sondazhet, të cilat nxjerrin fitues kandidatin e saj.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine shprehen se zgjedhjet u zhvilluan jashtë çdo standarti dhe nuk reflektojnë vullnetin e votuesve. Argjentina është një prej shteteve që ka refuzuar të njohë fitoren e Maduros dhe si përgjigje, Venezuela ka tërhequr diplomatët e saj nga Buenos Aires. Po ashtu, diplomatë në 6 shtete tjera të Amerikës Latine janë tërhequr nga Venezuela.

Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet

Maduro, fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet presidenciale me rreth 51% të votave, duke mposhtur kandidatin e opozitës González, që siguroi rreth 44%. 61-vjeçari erdhi në pushtet pas vdekjes se presidentit Hugo Chaves. Gjithashtu edhe shtatorja e këtij të fundit u rrëzuar nga protestuesit e opoztës.

Maduro, ka udhëhequr një krizë ekonomike – duke përfshirë hiperinflacionin, mungesat akute të mallrave dhe një rënie të prodhimit të naftës – që nxiti rreth 7,7 milionë venezuelas të ikin jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Advertisement