Aktualitet
“O Zot…”/ Banorët dhe turistët përjetojnë tmerrin, vrapojnë për të shpëtuar nga flakë në Shëngjin
Banorët dhe turistët janë evakuuar nga zona e përfshirë nga flakët në Shëngjin.
Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare dhe çadra e shezllone.
Shihen banorë dhe turistë duke u larguar mes lotëve.
Ata janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.
Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.