Connect with us

Aktualitet

“Ethet e Nilit”/ Mjekja Epidemiologe apelon: Qytetarët të jenë të kujdesshëm, temperaturat e larta …

Sistemi shëndetësor në Elbasan është në gatishmëri për të evidentuar dhe izoluar rastet e mundshme të të prekurve me virusin e Nilit. Mjekja Epidemiologe Erleta Hila shprehet se temperaturat e larta dhe lëvizjet në zonat bregdetare shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk kane simptoma, por kur shfaqen janë ngjashme me gripin

Mjekja këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm duke ruajtur në maksimum higjienën. Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë, dhe në format më të lehta, sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike

Advertisement