Connect with us

Kronike

Vëllezërit qëlluan disa herë mbi dy viktimat/ Nga të shtënat mbeti i plagosur një kamarier, zanafilla e konfliktit…

Dy persona kanë ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës, në plazhin e Velipojës në Shkodër dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, punëtor në një nga hotelet e zonës duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë. Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

Advertisement