Connect with us

Bota

Italia lëshon alarmin e verdhë në 10 rajone, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Duke nisur nga mbrëmja e djeshme Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit.

Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile.

Advertisement