Connect with us

Kosova

FILLOI LEVIZJA/ Serbia po bën çmos të parandalojë hapjen e urës, po keqpërdor serbët

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se nuk ka asnjë arsye që të mos hapet ura mbi lumin Ibër për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Ajo mes tjerash u shpreh se Serbia është duke bërë gjithçka për ta parandaluar hapjen e urës duke i keqpërdorur serbët në veri përmes Listës Serbe.

“Ura e Ibrit do të duhej të hapej kohë më parë siç janë hapur tërësisht urat e tjera në Mitrovicë. Ajo duhet të shërbejë si simbol komunikimi mes të dyja komuniteteve prandaj edhe duhet të hapet në mënyrë paqësore. Në anën tjetër Serbia po bënë gjithçka për ta parandaluar këtë proces duke e akuzuar Kosovën se po i diskriminon komunitetet dhe në veçanti serbët. Unë mendoj se serbët në veri janë shumë të lodhur dhe të frustruar nga sjellja e Beogradit. E kemi parë përgjatë këtyre viteve se Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi nuk ka punuar në interesin e qytetarëve serbë” – deklaroi Biserko, duke shtuar se Lista Serbe ua ka bërë jetën më të vështirë serbëve në veri, andaj ajo edhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për komunitetin serb dhe rrjedhimisht te largojnë ndikimin negativ të Beogradit.

“Tani serbët nuk janë të përfshirë në institucionet e Kosovës dhe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale për shkak të direktivave të Serbisë dhe tani ata janë më pak të integruar. Pra pluralizmi politik ne pjesën veriore të vendit ka vdekur për shkak të Listës Serbe. Në anën tjetër qeveria e Kosovës së bashku me komunitetin ndërkombëtar duhet të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar serbëve në Kosovë dhe për t’i larguar nga ndikimi i Beogradit. Ka ardhur koha që pas një kaosi të madh të normalizohet situata në veriun e Kosovës, sepse serbët me të vërtetë ndihen të lodhur” – theksoi Biserko

Advertisement