Connect with us

Kronike

Tronditëse/ Burri lyu gruan me benzinë dhe i vuri flakën, del fotoja e çiftit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se një shtetas i cili është në proçes divorci nga bashkëshortja ka lyer këtë të fundit me benzinë.

Shtetasi, Bledar Trëndafili ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij, Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Aktualisht gruaja po merr shërbim mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës gjendja e së cilës nuk dihet akoma ndërsa policia është në kërkim të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.” – njofton policia.

Burri lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën, zbardhen EMRAT e çiftit në Korçë

Advertisement