Aktualitet
Dy orë luftë me flakët, digjen 4 kioska në Syrin e Kaltër
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të datës 6 shtator në hyrje të Syrit të Kaltër, në territorin e bashkisë Finiq.
Si pasojë e flakëve janë djegur katër kioska tregtimi në pronësi private, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, dy mjete të Policisë së Shtetit dhe forca policore.
Për rreth dy orë, shërbimet zjarrfikëse kanë luftuar me flakët, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 02:00.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.
Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.