Pinknews
Rita dhe Roza i ‘fusin shkelmin’ Kiarës dhe Borës? Konkurrenca në televizion
Me hyrjen e shtatorit nis edhe sezoni i ri televiziv. Surprizë ishte kalimi i Xhemi Shehut në krye të “Fiks Fare”. Pas disa vitesh, prezantuesja ikonike e “Portokallisë”, lëviz nga ky format për të qenë çdo natë pjesë e ekranit. Por nga ana tjetër, kjo nënkupton edhe vendin bosh në krah të Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës.
Në rrjet është përfolur emri i Kiarës si bashkëmoderatore e shfaqjes humoristike, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Prej javësh, Kiara është përfolur për të drejtuar disa formate si “Shqiptarët për Shqiptarët”, bashkë me Elvis Naçin. Një tjetër mundësi është edhe moderimi i formatit me fashion, një format që Kiara e ka pasur edhe më herët në një tjetër televizion.
Një tjetër surprizë që pritet të vijë si risi në ekranet tona është edhe formati që Roza Lati do të sjellë së bashku me të ëmën, Ritën. Sipas burimeve, asnjë ide e Rozës nuk është pranuar. Ka qenë pikërisht Rita, ajo që ka përmbyllur edhe idenë e një formati të ri, që do të ketë të ftuar, por edhe shumë lojëra dhe humor. Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.
Nga ana tjetër edhe Bora Zemani do të ndryshojë format. Deri më tani, është konfirmuar lajmi se “Cherry On Top”, nuk do të jetë më pjesë e ekranit për një sezon të dytë. Kjo do të thotë se aktualisht Bora është ende në diskutim nëse do të marrë një emision të ri, apo do ta bëjë pushim këtë sezon të parë. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Bora aktualisht ka prezantuar disa formate dhe ende po diskutohet nëse ndonjëri prej tyre do të miratohet.
Kuriozitet në rrjet ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Nga ana tjetër, zëra thonë se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.
Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollcaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, mbetet për t’u parë nëse asaj do ti besohet moderimi në primetime. Edhe Marina Vjollca rikthehet në ekranin e Tv Klan. Bëhet me dije se Marinën ky sezon i ri televiziv do ta gjejë në ekran me programin “Këngët e botës”.