Connect with us

Sport

Shok skuadre me Benzema, mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt Arabisë për një pagë prej… sheikësh

Mario Mitaj, mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit te skuadra arabe e Al Ittihad.

Mësohet se klubi saudit do t’i paguajë rusëve të Lokomotivës së Moskës shifrën e 5 milionë dollarëve për kartonin e shqiptarit, ndërsa ai do të ketë një rrogë afro 1.8 milionë dollarë në vit , përfshi edhe bonueset.

Te skuadra arabe 21-vjeçari Mitaj pritet të ketë shok skuadre Benzema, Fabinjon dhe Kantenë. Për Mitajn shfaqi interes edhe skuadra e Juventusit gjatë verës.

Advertisement