Pinknews
Tashmë me status të ri, Hailey Bieber tregon unazën e re prej diamanti me kuptim tejet të veçantë
SHBA- Modelja e njohur Hailey Bieber e nderoi me ëmbëlsi djalin e saj, Jack Blues, me bizhuteri të reja, ku vëmendjen e mori unaza prej diamanti ku shkruhej “mama”. Fotoja vjen gati dy javë pasi Bieber solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Unaza e veçantë nga marka Isa Grutman përmban 0,21 karat diamante të vendosura në ar 14 karat dhe shitet për 1,980 dollarë. Unaza është projektuar nga Isabela Grutman, gruaja e manjatit David Grutman, bizhuteritë e të cilit janë parë gjithashtu tek Serena Williams dhe Victoria Beckham.
Përveç unazës në gishtin e saj tregues, Bieber dha një paraqitje të shkurtër të unazës së saj masive të fejesës.
“Gati për vjeshtë” shkroi nëna e re, duke iu referuar manikyrit të saj ngjyrë kafe.