Kosova
Operacioni serb ‘Rrëshqitja’, paniku në veri në duart e Kosovës
Politikani Nenad Çanak, është rrëfyer për gazetën serbe “Danas” për detajet e takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku ndër të tjera solli informacionin se “Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak, sidomos atyre nga veriu, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta”.
I pyetur nëse I ka diskutuar informacionet që ka me zyrtarë nga Serbia, Çanak deklaroi se askush nga Serbia nuk do të flasë me ne për këtë.
“Kryeministri Kurti na ka dhënë të dhëna policore ku ka shumë më pak dhunë ndaj serbëve në baza etnike sesa dhunë ndaj banorëve të tjerë të Kosovës. Pra, do të ishte shumë e rëndësishme kur flitet për terror ndaj serbëve në Kosovë, të flitet për informacione të verifikuara me emër dhe mbiemër, të dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Unë do t’i jap mediave informacione për krimet e gjakut, kush janë autorët dhe kush janë viktimat në Kosovë, në mënyrë që ta dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit. Armiku më i madh i paqes në këto zona janë gjysmë të vërtetat që ndërthuren për të krijuar panik”- theksoi politikani serb
“Kryeministri Kurti tani është në një pozitë ku duhet të veprojë me përgjegjësi të plotë sipas këtyre informacioneve që ia kemi paraqitur, sepse edhe ata janë shtetas të nacionalitetit serb, qytetarë të Kosovës, si gjithë të tjerët. Dhe ai ka detyrimin të kujdeset për sigurinë e tyre dhe funksionimin normal të jetës së tyre” – ka potencuar Canak