Connect with us

Kosova

Lajçakut i vjen një paralajmërim nga ish-ambasadori holandez: Shpresoj që nuk do ti ndalojë..!

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për te përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.

E ne lidhje me kete ka reaguar edhe Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Ai tha se nuk mund të di saktë se çfarë dëshiron të arrijë emisari sllovak me vizitën e tij në Kosovë, por shpreson që të mos i ndalojë aksionet e qeverisë në veri për mbylljen e strukturave paralele.

Krahas kësaj, diplomati holandez u shpreh se aksionet në veri janë për t’u duartrokitur dhe jo për t’u kritikuar.

Sipas tij, integrimi i veriut është lajm i mirë edhe për serbët e Kosovës, teksa shpreson që Lajçak të mos shkaktojë tensione me vizitën e tij.

“Është mirë që më në fund të integrohet plotësisht veriu dhe kjo nuk duhet kritikuar, por shumë më tepër për t’u duartrokitur. Integrimi është gjithashtu i mirë për serbët e vullnetit të mirë që jetojnë në veri siç ishte në jug derisa Beogradi shkatërroi procesin e paqes dhe integrimit. Shpresoj se Lajçak nuk do të shkaktojë më shumë tensione duke mbështetur de fakto forcat negative” – potencoi Robert Bosch.

 

Advertisement