Pinknews
‘I dashuri im s’ka qenë i martuar’/ Klea Prenga kërcënon motrat Berisha
Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen. 24-vjeçarja përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.
Sipas Kleas personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Gjithashtu Klea Prenga ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit. Po ashtu, ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjek edhe në shtete e huaja ku ajo është rezidente.
Reagimi i plotë
Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.
Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.
Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time. Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.
Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!