Connect with us

Rajon

Vulin u bie ‘daulleve’ të luftës/ Alarmon” të besuarin e Putinit për konflikt në Kosovë

Zëvendëskryeministri serb Alexander Vulin u takua të hënën në Moskë me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergei Shoigu.

Vulin falënderoi Shoigun për ftesën për të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të sigurisë së lartë të BRICS dhe vendeve partnere në Shën Petersburg të organizuar nga Këshilli i Sigurimit i Federatës Ruse.

Sipas një komunikate të kabinetit të Vulin, ai e informoi Shoigun për situatën aktuale në Kosovë, për të cilën tha se është në prag të konfliktit dhe theksoi se politika e autoriteteve në Prishtinë është që të “pastrohet etnikisht provinca jugore nga serbët”.

Kujtojmë se javën e kaluar, Vulin ishte në Vladivostok në Samitin Ekonomik Lindor, ku u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili përmes tij i dërgoi një ftesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për samitin e BRICS në Kazan.

Advertisement