Pinknews
‘Nuk dua tju mërzis’/ Heidi Baci prano ndarjen nga Romeo? Ja postimi që fshiu
Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.
Prej ditësh po thuhet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies që nisi brenda reality show-t, “Big Brother Vip”, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre.
Derisa vetë Heidi vendosi të postojë një status në profilin e saj të Tweeter, të cilin e fshiu shumë shpejt.
“Ju kam shum xhan ! Nuk dua tju merzis.. vetem Kaq doja tju thoja. Un jam mirenjohese. Faleminderit per te gjitha”– ka shkruar ajo, ku duket se në këtë mënyrë ka pranuar ndarjen nga Romeo.