Connect with us

Kronike

I riu spanjoll humbi kontrollin e motorit, dy të plagosur

Një 27-vjeçar spanjoll është aksidentuar me motor në Theth.

Sipas informacioneve nga policia, te plagosur kanë mbetur shoferi me iniciale A. S., 27 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi me iniciale C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement