Connect with us

Pinknews

Moderatorja tregon se pse po qëndron larg TV: S’të le radhë njeri, jemi bërë…

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv.

Prej kohësh ajo ka vendosur të qëndrojë larg kamerës dhe aludimet në rrjet kanë qenë të ndryshme mbi arsyen. Kohë më parë thuhej se një nga arsyet ishte martesa me Dj e njohur.

Por a është fakti se u martua me Dj Dagz dhe u bënë prindër arsyeja, apo ka diçka tjetër?

Një ndjekës i ka shkruar Einxhelit në mesazhet e Instagramit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

“Të lutëm prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Një kërkesë të tillë Einxhel s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo.

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.

Advertisement