Connect with us

Politike

Dënimi i Salianjit, Meta: Hakmarrje ndaj denoncimeve të forta për drogën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Meta tha se kjo është hakmarrje politike ndaj deputetit për denoncimet e forta që ka bërë për trafikun e drogës. Ai shtoi më tej se ishte për të parandaluar mundësinë e kandidimit për deputet.

“Është hakmarrje ndaj deputetit Salianji për denoncimeve të forta që ka bërë për trafikun e drogës. Ishte për të parandaluar mundësinë e kandidimit si deputet dhe hakmarrje për fitoren e bashkisë Kavajë. Nuk pritej ndonjë surprizë.”, tha Meta.

Advertisement