Connect with us

Politike

Pas Grupit Parlamentar, PD mbledh me urgjencë Kryesinë, çfarë pritet?

Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji me një vit burg. Mësohet se PD ka thirrur Kryesinë në një mbledhje urgjente sot në orën 20:00, ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve.

Më parë u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar i PD, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Nga ana tjetër ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë

Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge, denoncim i cili për Prokurorinë dhe Gjykatën ishte i rremë.

Advertisement