Connect with us

Politike

Burg për Salianjin/ Kryemadhi reagon ashpër: Shpallet luftë…

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me një vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Ajo shton se jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.

POSTIMI:

Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.

Advertisement