Connect with us

Bota

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së: Trump i mbijetoi mrekullisht dy tentativave për vrasje

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, gjatë një interviste ka treguar sesi Donald Trump i mbijetoji mrekullisht dy tentativave për vrasje. Melania tha se ishte në New York kur, më 13 korrik, ish-presidenti u qëllua gjatë një mitingu fushatës në Butler, Pensilvani.

“Vrapova drejt televizorit dhe ktheva xhirimin. E shikova. Unë u vonova vetëm disa minuta (…), por kur e pashë këtë (…) askush nuk e dinte ende”, tha ajo.

Ajo u shpreh se personi i armatosur u vra pak më pas dhe Donald Trump pësoi një lëndim të lehtë në vesh. Gjithashtu Melania Trump ka falënderuar agjentët e Shërbimit Sekret të ngarkuar me mbrojtjen e Donald Trump, duke i quajtur ata “fantastikë” pavarësisht kritikave për masat e sigurisë të marra gjatë tubimit.

Ish-Zonja e Parë iu referua edhe atentatit të dytë ndaj republikanit, në fushën e tij të golfit në Florida, më 15 shtator. Megjithatë gratë e politikanëve në përgjithësi luajnë një rol të spikatur në gjurmët e fushatës, por Melania Trump i ka shmangur tubimet e burrit të saj, duke nxitur spekulime për marrëdhënien e tyre.

Ish-modelja sllovene, 54 vjeç, mungoi gjithashtu në seancat dëgjimore në gjyqin e Donald Trump në New York në pranverë, në fund të së cilës ai u shpall fajtor për falsifikimin e dokumenteve. Ditët e fundit, Melania Trump ka postuar një sërë videosh në rrjetet sociale. Në një prej tyre ajo duket se thotë se mediat nuk flasin sa duhet për atentatin ndaj ish-presidentit 78-vjeçar.

“Sidomos kur dëgjojmë lidershipin e partisë kundërshtare dhe mediat kryesore që e përshkruan atë si një kërcënim për demokracinë, duke i dhënë epitete të ndyra (…). Kjo duhet të ndalet. Vendi duhet të jetë i bashkuar”, tha Melania.

Advertisement