Connect with us

Pinknews

Iu gjetën mbi 1mijë shishe vaji për bebe/ Për çfarë i përdorte Diddy? Reagon avokati

Që prej arrestimit të reperit Sean “Diddy” Combs, çdo ditë po dalin detaje të reja nga festat e tij të diskutueshme ku thuhet se ndodhnim skandale. Gjatë arrestimit të tij, në shtëpinë e Diddy, Policia gjeti mbi 1000 shishe me vaj për bebe dhe lubrifikantë të ndryshëm, ndërsa avokati i Diddy ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Unë nuk mendoj se ishin 1000, mendoj se kishte më shumë. ‘Costco’ (një markë amerikane) është afër rrugës ku ai jeton dhe është e ditur që të gjithë amerikanët blejnë me shumicë. Në fund të fundit, të gjithë të rriturit kanë rënë dakord të bëjnë atë që bëjnë të rriturit. Ne nuk mund të jemi aq idhtarë sa të mendojmë se seksi është një gjë e keqe, sepse nëse do të ishte kështu, njerëzit nuk do të ekzistonin më,”- u përpoq të shpjegonte avokati i tij Mark Agnifalo për The New York Post.

Reperi Sean Diddy Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë, ndaj ai tashmë ka kufizuar kontaktet me shtatë fëmijët e tij. Ai akuzohet për shantazh, trafikim njerëzor në cilësinë e shfrytëzimit seksual dhe krime që lidhen me prostitucionin.

Advertisement