Thinking ...
Connect with us

Politike

28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Në sulm! Azem, ti je gjallë!

Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e një prej drejtuesve të lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Hajdarin si “tribunin legjendar të lirisë” dhe ka akuzuar qeverinë socialiste të vitit 1998 për përgjegjësi në vrasjen e tij, të cilën e ka përshkruar si “atentat terrorist shtetëror”.

Sipas Berishës, vrasja e Hajdarit lidhej me rolin e tij në lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe në proceset politike që çuan në rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kreu i PD-së ka deklaruar se figura dhe veprimtaria e Hajdarit vijojnë të kenë ndikim te demokratët, ndërsa e ka lidhur përkujtimin e tij edhe me situatën aktuale politike.

Në këtë kuadër, Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës për mobilizim politik, duke kërkuar rikthimin e asaj që ai e cilëson si “votën e lirë” dhe fitoren e opozitës.

Në fund të mesazhit, kreu i PD-së ka përsëritur sloganin e lidhur me figurën e Azem Hajdarit: “O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”.

Advertisement