Connect with us

Bota

Tragjedi në Kanalin Anglez/ 20-vjeçarja bie nga kroçerja, e reja humb jetën

Një grua e re ka vdekur pasi ra në det nga një Kroçere teksa lundronte në Kanalin Anglez, në veriperëndim të Francës. Gjithashtu shërbimi francez i kërkim-shpëtimit tha se 20-vjeçarja u nxorrë nga deti nga një ekuipazh helikopteri.

Ndërsa një pasagjer në anije tha se alarmi ra tre herë për të sinjalizuar se një person kishte rënë në det.

Kompania pronare e anijes tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike dhe mendimet tona janë me familjen” e viktimës. “Për respekt për privatësinë e tyre, ne nuk do të japim detaje të mëtejshme”.

Anija e lundrimit Virtuosa me flamur malteze është 331 metra e gjatë dhe 43 metra e gjerë dhe strehon deri në 6,334 pasagjerë dhe 1,704 anëtarë të ekuipazhit. Anija është ndërtuar në Francë në vitin 2020.

Advertisement