Connect with us

Aktualitet

Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës/ Në gjyqin e radhës dëshmojnë sërish vëllezërit

Ka përfunduar pas 5 orësh seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Seanca e radhës u la në datë 1 dhe 24 nëntor, ku do dëshmojë sërish Ndrek Prenga, por edhe vëllai tjetër i vëllezërve, Anton Prenga. Pasi Ndrek Penga erdhi nga Londra për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e familjarëit të tij, edhe vëllai tjetër ka shprehur dëshirën që të japë dëshminë e tij. Ndërsa ende nuk ka asnjë lajm nga Astrit Prenga, personi që pretendohet se ka vjedhur kokainën nga porti, dërgesë për të cilën u vra edhe i vëllai.

Në dëshminë e sotme, Ndrek Prenga tregoi se kur ka ndodhur rrëmbimi një person i ka futur një iPhone në qeli dhe nga ky numër e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi. Prenga tregoi se Funiqi i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës dhe i ka kërkuar që t’i kthejë mbrapsht gjërat që i ka marrë…pra 260 kg kokainë.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamera, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij. Vetëm kur Policia ka shkuar në kompleksin “Golden”, atje ku u pa për herë të fundit i vëllai, ka ndërprerë kontaktet me të gjithë personat që kishte komunikuar.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…

Advertisement