Connect with us

Pinknews

“Historia ime është e trishtë”, këngëtarja shqiptare shkruan libër për jetën e saj

Reperja e njohur Loredana së shpejti do të publikojë një libër autobiografik. Si kurrë më parë, Loredana do e shohim si shkrimtare, të jetës së saj.

“Historia ime është e trishtë”, shkruan Loredana ndërsa ka publikuar kopertinën e librit i cili do të titullohet When My Heart Broke” (“Kur m’u thye zemra”), dhe do të publikohet më 18 nëntor.

“Sigurisht, të gjithë mund ta cilësojnë historinë e tyre si më të trishtën, dramatiken dhe më lënduesen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta, sepse është e imja, më kuptoni? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar atë”, – u shpreh Loredana në postimin e saj.

“Kështu që, dua t’ju mirëpres në historinë time, të cilën e kam shkruar. Edhe pse është lënduese ndonjëherë që t’u rikthehem plagëve të vjetra dhe t’i përjetoj sërish ato”, vijoi ajo.

Loredana thotë se ky libër tregon eksperienca të cilat ajo kurrë më parë nuk i ka bërë publike.

"Historia ime është e trishtë", këngëtarja

Advertisement