Connect with us

Pinknews

Donin të bënin ‘selfie’, mbyten dy influenceret e njohura

Dy influencues në Brazil e paguan shtrenjtë dashurinë e tyre për selfiet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy influencuese janë mbytur pasi anija me të cilën po bënin shëtitje është fundosur.
Ato nuk patën mundësi të shpëtonin, pasi nuk kishin pranuar që të vishnin jelekët e shpëtimit, pasi nuk mund të tregonin ngjyrën e bukur që kishin marrë në trup nga rrezet e diellit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura pak 24 orë më parë.
Sipas policisë, 37-vjeçarja Aline Tamara Moreira de Amorim dhe 27-vjeçarja Beatriz Tavares da Silva Faria u gjetën të mbytur pas rrënojave të varkës në të cilën ndodheshin në zonën “Qafa e Djallit”.

“Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata thanë gjithashtu se jelekët e shpëtimit fshehin nxirjen e tyre”, tha shefi i policisë në qytetin e Sao Vincente.
Sipas operatorit të varkës, tragjedia ka ndodhur kur një dallgë ka goditur varkën më 29 shtator teksa po kthehej në breg.

Sipas tij, në bordin e varkës ndodheshin gjashtë influencues dhe ai, ndërsa kapaciteti i varkës ishte për pesë persona.
Burimi: Mirror

Advertisement