Kronike
POLICIA? – U vra në atentatin e sotëm në Shkodër, kush e tradhtoi Hamza Licin?
Policia ka dyshime se lëvizjet e Hamza Licit janë dekonspiruar nga vetë uniformat blu. Dyshohet se atentatorët janë vënë në lëvizje në momentin kur Lici dhe miku i tij Arlind Bushati kanë kaluar në pikën e kalimit kufitar pasi ktheheshin nga Mali i Zi.
Autorët u kanë zënë pritë në Dobraç dhe mendohet se kanë patur informacion per lëvizjet e tyre. Burimet konfirmojnë se po hetohen punonjës të policisë, pasi siç dihet edhe me herët uniformat në Shkodër kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke dhënë informacion për kundërshtarët e tyre.