Connect with us

Kronike

Atentati në Shkodër/ Dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re. Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe ka bërë lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit disa herë.

Sipas gazetarit Sokol Dema, hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.

Të djegura plotësisht janë edhe targat. Hetuesit janë përqendruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi pasi në zonë ose nuk ka kamera, ose edhe ata që janë nuk kanë server për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Advertisement