Kosova
BINDET KURTI për asociacionin/ Drafti shkon në Kushtetuese?
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gero, duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, per situatën në katër komuna në veri të Kosovës dhe zgjedhjet lokale, por edhe urën kryesore mbi lumin Iber, tah se Parisi zyrtar inkurajon lëvizjet pozitive që do të ndihmonin përparimin në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të mundësonin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.
“Në veçanti theksojmë rëndësinë e Kosovës që te dërgojë draft-statutin evropian të Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Me kolegët tanë nga vendet e QUINT-it dhe BE, ne jemi veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me lëvizjet e reja të mundshme të njëanshme me ndikime potencialisht serioze mbi popullatën serbe, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit” – deklaroi ambasadori
“Në një kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga vazhdimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe stabiliteti thellësisht i kërcënuar në Lindjen e Mesme, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet sfidë e planit të parë dhe çështje e sigurisë evropiane. Franca mbështet fuqimisht përpjekjet e ndërmjetësimit evropian. Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit te cilat duhet të zbatohen sa më shpejt nga të dyja palët. Këto marrëveshje janë ligjërisht të detyrueshme dhe zbatimi i tyre është përfshirë në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit me Serbinë, si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Asociimit dhe Stabilizim të Kosovës. Zbatimi i tyre do të jetë vendimtar për integrimin evropian të Serbisë dhe Kosovës” – potencoi ambasadori francez