Aktualitet
Si partneri e tradhtoi këngëtaren me psikologen 20 vite më të re
Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, edhe pse jo për herë të parë, ka rrëfyer përsëri në një intervistë detaje nga ndarja me ish-burrin ku shkak u bë tradhëtia e këtij të fundit.
Ajo tregon se edhe pse 3 vite nga ndarja, procedurat e divorcit akoma nuk kanë mbaruar.
“Ende nuk ka mbaruar divorci, ishte dëshira ime për vitin e ri që këtë vit të mbaronte por jo,” u shpreh Alma.
Ajo tha se tradhëtia për të është “e patolerueshme” pasi e quan mosrespekt nga ana e partnerit.
Ndërsa u pyet nga moderatorja sesi e përballoi ajo tradhëtinë, këngëtarja u shpreh se në fillim ka menduar se diçka nuk shkonte me të që bashkëshorti e kishte tradhtuar por më pas ka kuptuar se gjithçka ka ardhur si pasojë e mos komunikimit.
“Të vjen çudi, se gjëja e parë që mendon është ku ke gabuar çfarë nuk ka shkuar mirë. Nuk kam dëgjuar në trevat shqiptare për marrëdhënie të shëndetshme mes çifteve. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë, cohen në mëngjes pinë atë kafen shume shpejt dhe ikin në punë, pastaj jo po po dal me me shokët jo po iki të pi një kafe dhe femra bën gjithçka vetë.”
“Nuk dua të më thuash 50 herë në ditë të dua kur veprat nuk janë askund, ajo fjala të dua është bërë si mirëdita. Kur e thua fjalën të dua ose të dashuroj është shumë fjalë e madhe,” thekson ndër të tjera këngëtarja.
Më pas Alma është pyetur nëse do të dëshironte që te kishin mbetur miq me ish-partnerin por ajo është shprehur se në rastin e saj është e vështirë pasi ish-bashkëshortin ajo e quan narcistoid.
“Në rastin tim është shumë e vështirë të ballafaqohesh me një narsitoid, më një person që do vetëm vetën është shumë e vështirë të kuptohesh,” përfundon ajo në podcast me Mira Kazhanin.
Në një tjetër intervistë disa muaj më parë , Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, për atë që po ndodhte, lajmin tamam e kishte mësuar nga portalet.