Aktualitet
ÇFARË FSHEHIN TAKIMET RAMA-BALLUKU? Lubonja ngre alarmin: Mund të ketë presion mbi gjykatat
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbylljen e hetimeve nga SPAK për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku, duke ngritur pikëpyetje mbi raportimet për takime të mundshme mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Lubonja iu referua edhe deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur për takime të mundshme mes Ramës dhe Ballukut.
Sipas analistit, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, ato mund të tregojnë se Rama dhe Balluku po mbrojnë interesat e njëri-tjetrit, duke i cilësuar si bashkëpjesëtarë në krim.
Lubonja shprehu gjithashtu shqetësimin se fakti që Balluku vijon të jetë e lirë dhe të mbajë mandatin e deputetes, ndërsa çështja po shqyrtohet në gjykatë, mund të krijojë presion mbi sistemin e drejtësisë.
“Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë në krim”, u shpreh Lubonja, duke shtuar se kjo situatë mund të ndikojë edhe në vendimmarrjen e gjykatave.
Deklaratat e analistit vijnë në një kohë kur çështja e Ballukut dhe procedurat e ndjekura nga SPAK vijojnë të jenë në qendër të debatit politik dhe publik.