Connect with us

Kosova

Kosova e paralizuar nga frika/ Kurti përdor Serbinë për të fshehur katastrofën sociale të vendit

Që nga koha kur mori pushtetin, gati 4 vjet më parë, Albin Kurti para popullit ka evidentuar një armik kryesor: Serbinë, duke shpërfillur kështu totalisht problemet reale me të cilat përballet shoqëria kosovare.

Për historianin dhe filozofin, Yuval Noah Harari, historikisht mënyra më e lehtë për të galvanizuar njerëzit rreth një kauze të përbashkët ka qenë krijimi i një tregimi të bazuar në trillim.

Sipas tij, nese një politikan, do t’i tregonte popullit të gjithë të vërteten, gjasa për të fituar zgjedhjet do të ishte minimale. Prandaj një burrështetas për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe per ti angazhuar, në të shumtën e rasteve përdor ndenjën e frikës.

Aplikimi i frikës si metodë daton që nga Epoka e Gurit. Shqetësimi më i madh i një fisi në Epokën e Gurit, sipas Hararit, ka qenë se banorët nga fisi tjetër do të pushtojnë territorin e tyre apo do t’ua grabisin ushqimin. Ky shpjegim i publicistit izraelit me referenca parahistorike zë vend edhe në kohët moderne.

Metoda e mobilizimit të shoqërisë kundër një armiku të jashtëm, sipas disa komentatorëve politik, po i krijon jo pak favore të brendshme Qeverisë aktuale në Kosovë dhe Kryeministri Albin Kurti, teksa dhe me këtë metodë ai e ka paralizuar totalisht kritikën opozitare. Thirrjet e saj se kryeministri e ka vendosur vendin nën masa sanksionuese si dhe në izolim përmes përdorimit të Serbisë si gogol, sipas tyre, nuk e ka dëmtuar shumë reputacionin e Albin Kurtit në publik. Përkundrazi, ato kanë filluar të shihen si një e keqe e domosdoshme në funksion të një të mire më të madhe siç është ‘çlirimi i Veriut’. Të mos flasim këtu për shumë dështime tjera në sferën sociale dhe ekonomike të kësaj qeverie, të cilat thuajse janë margjinalizuar plotësisht nga diskutimet publike”

Ky paradoks, argumentojne ata, vërehet në një fakt të thjeshtë. Sipas shumë hulumtimeve, qytetarët e Kosovës ndonëse kanë listuar varfërinë, papunësinë, inflacionin si problemet e tyre kryesore, megjithatë janë të kënaqur me performancën e pushtetit të Kurtit

Advertisement