Kosova
Serbia e Albin Kurtit/ Populizmi i LVV po fundos Kosovën në një spirale të pafundme dështimesh
Sipas shumë analistëve, lëvizjet populiste si ajo e Vetëvendosjes në Kosovë, kur vijnë në pushtet e kanë problem që të prodhojnë rezultate në politika konkrete publike. Andaj, ato, në këtë rast edhe Lëvizja Vetëvendosje, në vlerësimin e tyre, zgjedhin narracione të ndryshme, te tilla si keq qeverisja e pushteteve te kaluara apo pengesat që vijnë nga ajo që quhet “Deep State”.
Disa vende, si pershembull SHBA, zgjedhin si temë imigracionin. Të tjerët sovranitetin, si pershembull Mbretëria e Bashkuar me BREXIT, kurse të tjerët me imperializmin e huaj (Venezuela, Irani etj).
Në krijimin e këtyre narracioneve nuk bën përjashtim as Kosova. Lëvizja Vetëvendosje në thelb ka qene dhe mbetet një formacion politik populist, dhe qeverisja, e pjellë prej saj, s’ka si të jetë ndryshe”- shpjegojnë komentatoret politike.
Duke u fokusuar tejmase në formulime të thjeshtëzuara populiste, ky formacion politik, sipas tyre, nuk ka ndërtuar asnjë strukturë politike brenda vetes, në mënyrë që me ardhjen në pushtet, ti adresojë politikat publike në atë mënyrë qe rezultatet të mos mungojnë.
Njohesit e zhvillimeve ne Kosove shprehen se “duke mos pasur program politik mbi politikat publike dhe mungesë të theksuar të burimeve njerëzore për zbatimin e politikave të caktuara, Vetëvendosja ka zgjedhur që qeverisjen për këto katër vjet ta mbështes në pengesat që po i bëhen Kosovës nga jashtë. Serbia, per ta, ka qenë mënyra më e lehtë dhe më efikase që të mbulohen dështimet, pershembull ne ekonomi, arsim, shëndetësi etj. Sipas tyre, te pakten deri ne 9 shkurt kur dhe do zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove, Serbina dhe “pengesat” qe po vijnë prej saj, partia në pushtet e Albin Kurtit do te bëjë çmos që ti shumëfishojë, t’i zmadhojë e t’i përsëris si refren në publik, në mënyrë që të flitet sa më pak për ekonominë, të flitet sa më pak për pagat e minatorëve, për testin PISA ne arsim etj.