Kosova
Trondit analisti: Serbia nuk do ta njohë Kosovën as…
Analisti Ben Andoni i ftuar në një studio televizive, ku u fol për situatën aktuale në rajon dhe problematikat mes Kosovës dhe Serbisë. Analisti Andoni u shpreh se serbët e kanë kuptuar amullinë e Bashkimit Europian dhe po përfitojnë në këtë situatë.
“BE po i mbyll sytë përballë Serbisë dhe nëse nuk do ishte Kroacia e cila është “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë” me Serbinë, ne na ka ngelur vetëm të ankohemi e të bëjmë marrëveshje duke ëndërruar që ata do të demokratizohen”, tha Andoni.
Analisti Andoni u shpreh se Serbia dhe Shqipëria mund të futen të dyja në BE por serbët nuk do ta njohin shtetin e Kosovës duke modifikuar modalitetin e “Kapitullit 35”.