Kosova
LUFTA ME FISHEKUN NE GRYKE/ Edward Joseph zbulon se çfarë pritet të ndodhë pas pak kohe
Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara “Johns Hopkins” në Uashington, ka thënë Serbia ka një përgjegjësi të madhe për situatën e pasigurt në Kosovë, meqë ajo është e interesuar për “status quo”.
“Serbia refuzon të njohë Kosovën dhe Serbia pranon status quo-në për ta mbajtur Kosovën në një situatë të pasigurt. Pra, Serbia ka një përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë sesa Kosova”, tha ai gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.
Joseph gjithashtu ka theksuar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgjegjësinë e tij, duke shtuar se ky fundit duhet të angazhohet më shumë për integrimin e serbëve.
Ai ka folur edhe për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.
Joseph ka theksuar se në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcimin e pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.