Connect with us

Kosova

KURTI GODET NE SHENJE/ Bashkimit Europian vë prizën e karikimit të sanksioneve

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe s’duhet të jetë në qendër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në qendër të marrëveshjes bazike duhet të jetë njohja reciproke.

“Nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është, apo duhet të jetë, Asociacioni. Në qendër duhet të jetë njohja reciproke. Nuk mund të flasim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke braktisur marrëveshjen bazike dhe njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke de facto” – theksoi Kurti.

Sipas tij, Asociacioni është nënshkruar dy herë në të kaluarën, por ai nuk pranon që i njëjti të jetë në qendër të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk dua ta mohoj që paraardhësit e mi e kanë nënshkruar Asociacionin dy herë: Në vitin 2013 dhe 2015. Nuk e mohoj një gjë të tillë. Por, në të njëjtën kohë, nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi”, deklaroi Kurti.

Kujtojme se në muajin dhjetor në takimet e para që përfaqësuesja e re e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, dy ditë pasi që mori mandatin e kryediplomates evropiane, kërkoi atë që ka kohë që Unioni e kërkon: Zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Ardhja e ish-kryeministres estoneze në krye të diplomacisë evropiane ka shtuar optimizmin tek liderët e Kosovës, për shkak se presin një qasje më të balancuar të politikës së BE-së në raport me Kosovën, posaçërisht sa i përket dialogut me Serbinë, pasi që parapraken, atë të Borrell-it, e kanë konsideruar si të pabalancuar.

Advertisement