Connect with us

Pinknews

“Me më prek mua, ty të prek nëna të ftohtë”/ G-Bani kërcënon Gjestin, e do të vdekur?

G-Bani nuk është tërhequr nga sulmet e tij nga Gjestit, madje në një moment në oborr, reperi i drejtohet banorit duke i thënë se nëse ti më prek mua, ty të prek nëna të ftohtë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar revoltë të madhe te publiku, duke kërkuar menjëherë përjashtimin e G-Banit nga shtëpia e “BBV Albania” pasi po promovon dhunë dhe bullizëm.

Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani po ashtu përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar. Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën. Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të eskalonte edhe më tej.

Veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit.

Advertisement