Sport
Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
Në “Giuseppe Sinigaglia” Como u përmbys 1-2 nga Milani.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa spektakli ishte rezervuar për fraksionin e dytë.
Ishte Diao në minutën e 60-të që kaloi në epërsi ekipin e Cesc Fabregas duke shokuar miqtë.
Ekipi i Conceiçaos “u zgjua” dhe barazoi me Theo Hernandez në minutën e 71, para se Leao të gjente golin me vlerën e tri pikëve 14 minuta nga fundi i ndeshjes. Me këtë sukses Milani ngjitet në kuotën e 31 pikëve për vendin e shtatë, duke lënë Comon në pozitën e 16-të me 19 pikë.