Connect with us

Kronike

Fillimisht u raportua si aksidentale/ Arrestohet autori që qëlloi për vdekje 81-vjeçarin (EMRI)

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Zall Bastar.

Raportohet se autori i arrestuar është shtetasi Isuf Hasa.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksdentale, por ishte ekspertiza mjeko-ligjore e cila provoi se i moshuari ishte qëlluar me sende të forta në pjesën e pasme të kokës.

Ende nuk dihen motivet e krimet të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Advertisement