Politike
Hetimet ndaj Veliajt/ SPAK në aksion, ushtron kontrolle në depon e galerisë “Harabel”
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimeve që ka nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Ols Dado, GJKKO ka pranuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel”.
Ambienti dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.
Dokumentin e vendimit të Gjykatës, e publikoi kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet e tij sociale.
VENDIMI I GJYKATËS:
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një hetim ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Disa ditë më parë kryebashkiaku u thërrit në SPAK ku dëshmoi për 5 orë. Veliaj tha se ishte thirrur për të “bashkëpunuar” me SPAK, pasi kishte mbërritur një denoncim një qytetar anonim. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, ai quhet Nesti Angoni, ndërsa shton se ky qytetar nuk ekziston. Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë. Ndërsa SPAK-u bëri të ditur se Veliaj dhe familjarë të tij, po hetohen jo vetëm për “korrupsion pasiv”, por edhe me vepra të tjera penale si “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurish”.