Politike
Këlliçi: Veliaj, ky hajdut banal, vijon të shkatërrojë provat dhe vjedhë qytetarët e Tiranës
“Pronari faktik i inceneratorit Tiranë, vijon të shkatërrojë provat dhe vjedhë qytetarët e Tiranës, duke shkuar përditë në zyrën të cilën e grabiti me paratë e shtabit elektoral 5D”, shkruan Kelliçi.
Të premte shihemi sërish në protestë.
Pas sekuestrimit ditën e djeshme nga BKH të mijëra dokumenteve e kontratave në shtëpinë e “cash-it”, pikturave të lara në flori që vlejnë qindra mijra euro, kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, vijon të shkatërrojë provat dhe vjedhë qytetarët e Tiranës, duke shkuar përditë në zyrën të cilën e grabiti me paratë e shtabit elektoral 5D.
Beteja jonë nuk ndalet! Sërish të premte, datë 17 janar, ora 11:00, do të jemi në protestën e 42 para skenës së krimit më të madh financiar që ka parë qyteti ynë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.
Ky hajdut banal, që na u promovua nga PS dhe ndërkombëtarët që na duan të mirën, si modeli i të riut të suksesshëm, duhet bërë shembull për brezat që vijnë!
Bashkë do i’a dalim.