Kronike
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 35-vjeçari që shiste kanabis (EMRI)
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte në kërkim për drogë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aldo Dhimitri.
“Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi A. Dh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Pas kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike dhe një celular”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.