Connect with us

Politike

‘Ke marrë minierë nga Rama”/ Murrizi i kthehet ashpër Lapajt: Do të të jap pllakat e varrit (PËRPLASJA)

Gara dhe fushata zgjedhore ende nuk kanë nisur, të paktën zyrtarisht, por përplasjet po! Replika dhe debat virutal ka pasur kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Myslym Murrizit. Përplasja mes dy politikanëve, ka nisur pasi ish-deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar Adriatik Lapajn se është i lidhur me George Soros.

“Nga Fondacioni Soros kane lindur dy nga partite e reja qe do ‘bejne’ dhe do ‘thurin’ Shqiperine sipas rrobaqepësit Aleks Soros. Fondacioni Soros mbeshtet, ideon dhe financon partine e Adriatikut dhe te Endrit si dy parti te majta ekstreme qe fillimisht e filluan karrierën si shoqeri e hapur deri ne shqyerje pastaj kaluan tek Aleanca Kuqezi, pastaj ‘ustai’ u dha porosi te krijojne dy parti te ndryshme me nje qellim te vetem qe te mbajne ‘gjalle’ frymen sorrosiane. Nuk e njoh dhe nuk e paragjykoj Arlind Qorrin qe eshte i MAJTE DHE KOMUNIST BIO, por kur shoh sherret mes tyre kuptoj qe e gjitha eshte lufte per elektoratin e majte se per lgbq jane te urdheruar te ndahen mes ketyre dy subjekteve dhe rilindjes,”- shkruan Murrizi.

Pas postimit të parë, Lapaj i komentoi duke i përmendur licensën për një ‘minierë’ që pretendohet se e ka marrë në përdorim demokrati.

“Unë jam avokat, o Myslim. Unë mbroj kë të dua. Ky është profesioni im. Por ti në kohën kur je në luftë me regjimin, si ke arritur të marrësh licencë miniere? Thuaji popullit a ta ka dhënë qeveria Rama një licencë miniere në 2 vitet e fundit? I kam unë dokumentat. Në fakt kam dokumentat për të gjithë ju. Nëse mendoni se më gëlltitni kollaj, do bindeni rrugës që më keni nënvlerësuar,”– i shkruan Lapaj në koment.

Ndërsa sot, kësaj here në faqen e tij në “Facebook”, Lapaj ka përsëritur edhe njëherë një listë pyetjesh për ish-deputetin.

ADRIATIK LAPAJ: 4 pyetje për deputetin Myslim Murrizi: 1. A je ti bashkëpronar i firmës SANDSTONE ALBANIA?; 2. A ke përfituar nga qeveria Rama në dt. 21.02.2024 leje për aktivitet minerar në fshatin Zogas, Bashkia Skrapar?; 3. Si ka mundësi që regjimi i Edi Ramës të miratoi ty opozitarit të flaktë lejen minerare ndërkohë që opozitarëve të thjeshtë u heqin dhe KEMP-et e invaliditetit?; 4. A i keni pyetur banorët e fshatit Zogas nëse janë dakord për marrjen e asaj prone?

Në kundërpërgjigjen e tij, Murrizi pranon se ka një kompani ndërtimi “MURRIZI 2009”, por po ashtu sqaron se firma ku është pronar me 50% të aksioneve ka aplikuar në ankand për një leje, ndërsa shton se edhe sot pas 4 vitesh ende nuk e ka marrë lejen për të nxjerrë gurë.

Edhe pse, sipas tij, i ka paguar të gjitha detyrimet ligjore.

'Ke marrë minierë nga Rama"/ Murrizi i kthehet ashpër

Në fund, Murrizi i shkruan: Kur të nisë punë gurorja, 2 gurët e parë do të ti fal ty që t’i kesh pa lekë e pa detyrimin që të lehësh për mua atë ditë kur të duhen për të vënë njërin tek koka dhe tjetrin tek këmbët.

Pikërisht ky koment i fundit ka prekur të atin e politikanit, i cili i ka komentuar vetë Murrizit në Facebook, ndaj edhe ky i fundit i është përgjigjur. Lapaj i kërkon të tërheqë pas fjalët për varrin, ndërsa Murrizi i përgjigjet se komentin e kishte bërë pasi ishte i prekur nga akuzat që i kishte bërë kreu i “Shqipëria Bëhet”.

KOMENTET: 

'Ke marrë minierë nga Rama"/ Murrizi i kthehet ashpër

Ferman Lapaj: Z Murrizi ! Unë jam Ferman Rrapo Lapaj Vranisht Vlorë , jam babai I Adriatikut që ju i referoheni me aq urrejtje të përbindshme ! Ju si politikanë me përvojë të vjetër nuk u përshtatet ajo gjuhë e ndyrë e një prindi si puna jote etj etj , po ta bëj publike që ato Dy gurët e varrit që ja ke taksur djalit Unë do ti ruaj mirë, se nga nahnia që do i tregëtosh të gjitha do harrosh të ruash Dy për veten tënde , kështu që do ti kthej prap dhurat O MIKU IM! KËRKO NDJES PUBLIKE, se ke hyrë në derë të gabuar .

Myslim Murrizi: Te pershendes por jo te gjithe mund te durojme shpifjet e djalit Tend per pak populizem. Kam 34 vjet qe nuk me ka qeras asnje pushtet por kam punuar luftuar e jam perballur me çdo pushtet edhe kur ka qen pd ne pushtet. Ne 34 vite nuk kam mare asnje lek tender nga parate publike edhe pse dy her kam qen deputet opozite dhe prej vitit 2021 jam qytetar si gjith te tjeret e nuk kam asnje funksion publik shteteror apo politik zyrtar qe te kem konflikt interesi per tu mar me biznes. Prej 4 vitesh kam aplikuar per nje leje shfrytezimi per te nxjer gure e deri sot date 28 janar akoma nuk ma kan dhene e nuk kam nxjer asnje gur nga ajo leje leshi qe nuk kishte interes as sa te hynte dikush tjeter ne gare per ate gurore. Mashtrimet populiste apo shantazhet publike se vetem djali yt eshte i ndershmi i kesaj bote e gjith ne te tjeret jemi hajdut nuk mund ti shkojne me mua as djalit tend e as ndonje djali tjeter qofte ky edhe djali i Kristaqit. Une nuk jetoj duke me paguar as sorrosi as qeveria por me punet e mia e nuk me vjen turp te punoj e te jem edhe i pasur, por turp me vjen te jem hajdut e mashtrues ordiner ndaj ne 34 vite jam perplasur me çdo pushtet dhe plot 4 here kam fituar çdo betej ne gjykate qysh nga viti 1995. Ato dy gure qe kam thene se do ja jap falas djalit tend ja kam thene qe ai biznes qe nuk ka filluar akoma e ndoshta nuk fillon kurre se mesa duket nuk duan te ma japin, nuk eshte miniere por gurore qe nxjer dhe gur varri e per kete nuk mund te mendoj askush se po me njollos apo po me turperon para popullit pse paskam kerkuar nje leje sipas te gjithe ligjeve. Une nuk i kam thene hajdut djalit tend por i kam thene ate qe prej shum kohesh ja kane the me qindra here portale dhe indivit qe kane qen bashke me djalin tend se vjen nga fondacioni sorros dhe aleanca kuqezi. Politik duke njollosur apo shpifur per mua personalish nuk ben dot sa te mar fryme une as yt bir e asnje bir tjeter i kujdo qofte

POSTIMI I PLOTË I MURRIZIT:

DY FJALE PER TIK LLAPAJN

Nuk eshte faji im o Tik Llapa qe per 10 vjet ke bredhur preher me preher nga padrino sorros tek aleanca kuqezi e Krishnik Spahiut e pastaj te urdheruan ata qe te hedhin kocka per tu ushqyer te krijosh partin qe mender do “ besh” Shqiperine. Une nuk kam turp te bej biznes e as te jem i pasur o bolshevik qelbesire por kam turp te jem hajdut e mashtrues ordiner si soj yt. Une kam mbi 25 vjet qe merem me punet e mia dhe prej vitit 1997 ne opozite. Ne 25 vite biznes edhe pse kam qen dhe jam ortak ne nje kompani ndertimi MURRIZI 2009 per te cilen me hetuan disa llapiste te tjere te policis e prokuroris e me ben llap disa palo gazetar te sojit tend llapaqen se kisha pastruar para, rezultoi qe ishte nje llapaqenllik i sajuar dhe prokurori kerkoj pushimin e llapaqenhaneve se ishte LAPSUS.  Nxire dhe publikoje “ MINIEREN “ qe me paska dhene Rama o Tik Llapa e mos rri duke bere llape neper portale se une kam publikuar me vd lepirjen llapiste qe ke bere ti sa tek sorrosi e tek Krishnik Spahiu. Une nuk e konsideroj Shqiperine prone te Rames se nuk jam dhjaks e njeri i tredhur qe te kem frike te kerkoj çfare ma lejon ligji Rames nuk ja ka lene Shqiperine as i ndjeri Kristaq e as e ndjera Aneta qe te me bej “ dhurate” mua apo çdo Shqiptari
Firma ku une jam 50 % aksioner ka aplikuar ne ankand per nje leje per te nxjer gur o tik llapaqeni dhe kaq shum “ fitimprures” ishte ky “ biznes” sa nuk e çau trapin asnje tjeter i interesuar te merte pjese ne kete “ biznes”. Prej 4 vitesh o tik llapa akoma nuk ma kane dhene ate leje shfrytezimi per te nxjer gure ne Zogas te Skraparit edhe pse kam paguar te gjitha detyrimet ligjore por ngaqe une nuk paguaj “ haraç” e nuk lepihem. Po te njenjten akuze me bene llapaqene te sojit tend o tik llapa kur mbajta mandatin se gjoja rama me kishte dhene leje pallati ne Tirane por ne fakt lejen ne pronen time 3 vjet me vone pra ne 2022 e mori nje ndertues dhe pronar mediash. Nuk ka miniera ne Çorovode o tik llapa por minierat jane ne Bulqize e Burrel dhe aty nuk te len te afrohesh. Une nuk kam turp te kerkoj ate qe ma lejon ligji dhe Kushtetuta per te punuar e jetuar si NJERI me dinjitet duke paguar çdo takse se nuk rroj dot me pages te sorrosit e te leh si llapaqen per llogari te tij. Hap syte o tik llapa se po te hetojne pronat ne bregdet te kthyera me vendim gjyqesore nga vjerri yt qe u shkarkua nga vetingu si i “ ndershem”. Une nuk jetoj dot duke lepire kocka o tik llapa prandaj nuk me vjen turp te punoj edhe duke nxjer e shitur GUR se vij nga nje SOJ qe e nxjer jetesen edhe nga GURI. Edhe pse kam 25 vjet qe kam ate kompani ndertimi nuk kam guxuar kurre te mar pjese ne asnje tender publik per te mar para nga taksat e Shqiptareve e ndoshta kam mare ne qafe edhe ortakun e kusheririn tim Besnikun duke e penguar. Por nuk ka ps bir nene apo bir k qe me pengon te jetoj punoj e bej biznes ne pronen time ne te drejten time e sipas ligjeve te ketij Shteti or tik llapa qofte ky Rama apo çfardo lloj hajduti kryeminister. Ti je nje komunist qelbanik i peshtire edhe pse quan merite virgjerine e moshes sa kohe qe mendon se te gjithe OPOZITARET duhet te ikin jasht per tu ushqyer ose duhet te jetojne me lemoshe nga funderrina si Sorrosi. Biznesi nuk eshte vetem e drejte e patronazhisteve apo e lepiresve te rames e pushtetit por e drejte e çdo QYTETARI qe nuk voton e nuk pjerdh as per ramen as per pushtetin. TENDERAT POOOO E PRANDAJ NUK JAM FUTUR E NUK DO FUTEM KURRE. Une jam be politike prej 8 dhjetorit 1990 o tik llapa dhe jo si komunist apo spiun sigurimi por si antikomunist dhe rrebel qe kam pranuar me deshire te paguaj koston e LIRIS time edhe duke harxhuar kohe e nerva me LLAPAQEN E LEHES depresiv si soj yt. Tani dil e nxire “peshqeshin” qe ma paska bere rama keto dy vite se deri sot qe po te shkruaj akoma nuk kam filluar te nxjer e ngarkoj GURE ne Zogas
Bile DY GURET e pare o tik llapa do te ti fal Ty qe ti kesh pa leke e pa detyrimin qe te lehesh per mua ate dite kur te duhen per te vene njerin tek koka e tjetrin tek kembet. Shife kete vd Tik se nuk eshte montazh si rama me Ismail Qemalin por e kaluara jote 10 vjeçare derdellisese per tu bere “ politikan” me pahir sa ne nje preher ne nje preher

Advertisement