Politike
Krizë serioze? Pas SHBA-ve, Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë deri në vitin 2028
– Jo vetëm SHBA, por edhe Zvicra ka vendosur të ndërpresë fondet për Shqipërinë. Sipas mediave zvicerane, Berna ka vendosur të ndalojë gradualisht deri në vitin 2028 bashkëpunimin e zhvillimit me Bangladeshin, Shqipërinë dhe Zambinë. Ditën e mërkurë, përmes një deklarate zyrtare, Këshilli Federald i Zvicrës lajmëroi se Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ose SDC, do të heqë dorë nga programet e saj me këto 3 vende.
Bëhet me dije, se vendimi u mor duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm si terreni, interesat diplomatike dhe ekonomike afatgjata të Zvicrës dhe rëndësia relative e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar në krahasim me kombet e tjera. Parlamaneti zviceran lajmëroi në dhjetor të vitit që lamë pas se do të shkurtojë ndihmën ndërkombëtare për zhvillim në platformat dypalëshe dhe shumëpalëshe me disa vende.
Por, mbështetja për Ukrainën është përjashtuar nga ky reduktim. Përveç bashkëpunimeve me disa shtete, Zvicra do të ndërpresë kontributet me organizatat shumëpalëshe si Partneriteti Global për Arsimin, UNAIDS dhe UNESCO. ZËRI