Politike
Propozimi i Berishës për dy gjinitë, Kujtim Gjuzi: Ti ke kryetarin e grupit, mbështetës të LGBT
Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë.
Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin.
“Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë.
Berisha ka unin e tij. Uni i tij e ka dërguar deri këtu që ka udhëhequr PD-në, që nuk është parti konservatore. Është parti liberale. Ka kreun e grupit mbështetës të LGBT, plus 5 drejtues qarqesh janë njerëz të Soros.
Plus një zë shumë afër. Korçë, Berat, Fier, Durrës, Tiranë, gjeji emrat. Do shkosh në protestë, nuk del kollaj Tirana në protestë.
U fut në konflikt me Xheni Karajn. Vajza e Bim Karajn, që i hidhte pëllumbat Berishës kur dilte në mitingje. Nëse ka një organizim, unë nuk pranoj molotovin. Po protestë të fortë”, tha ai