Kronike
U kap me armë zjarri me silenciator, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. I riu lëvizte me pistoletë me silenciator në automjet.
Ndërsa ka rezultuar me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit “Weekend” është sekuestruar arma, municion luftarak, automjeti dhe 3 telefona. Gjithashtu është proceduar edhe një 21-vjeçar për moskallëzim krimi.